TS Consulting ka integruar në segmentet e saj të biznesit, shërbimet e menaxhimit të pronave duke krijuar Departamentin e Real Estate (REALPAS; www.realpas.al) e cila ofron shërbime konsulence si dhe asistencë teknike për transaksionet e ndryshme që përfshijnë pasuri të patundshme apo projektet e zhvillimit të pasurive të patundshme në Shqipëri.

Ky departament ofron një gamë të gjerë shërbimesh, siç janë vlerësimi i pronës, menaxhimi dhe tregtimi përmes strategjive teknologjike inovative, të përdorura për promovimin e pronave në portofolin e kompanisë.

Kompania ka një numër të madh të pronave nën administrim duke përfshirë të gjitha ambientet tregtare dhe zyrat e Qendrës Biznes Alpas, të vendosura në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë dhe ka të drejta ekskluzive përfaqësimi për shumë projekte tërheqëse turistike në Jug të Shqipërisë.